Prishtinë, më 4 qershor 2023

Sot, në një atmosferë festive, mes tekbireve e salavateve, në xhaminë e re të Mamushës u përurua hafëzi i ri, Burak Taç.

Trembëdhjetë vjeçari nga Mamusha, Burak Taç është hafëzi më i ri i Kosovës, i cili e ka mësuar Kuranin përmendsh dhe ka përfunduar hifzin me sukses  të plotë  para muhafizit, imamit të xhamisë së re në Mamushë, hafëz Musa Akbulut. Krahas duasë së hafizllëkut, u bë edhe duaja e përfundimit të hatmes së dhjetë nxënësve,  të cilët kanë vijuar mësim besimin dhe kanë përvetësuar leximin e Kuranit dhe kanë bërë hatme pranë imamit të xhamisë së re në Mamushë.

Në këtë manifestim madhështor mori pjesë edhe kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili fillimisht e përgëzoi imamin e xhamisë për angazhimin dhe kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj, e sidomos në nxjerrjen e hafëzit të ri dhe uroi familjen dhe të gjithë xhematin e Mamushës për  hafëzin e ri, duke e lutur Allahun që hafëzi, Allahu, t’i falë shëndet e suksese në jetë dhe të jetë prej atyre hafëzëve të denjë që bartin emanetin e fjalës së Allahut. Hafëzi i ri është një krenari për mbarë Bashkësinë Islame 
të Kosovës, jo vetëm për familjen e tij, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…