Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Unioni i Qendrave Islame Shqiptare nga Gjermania

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Siminca, pritën në takim Mensur ef. Halili, kryetar i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare njëherësh imam në xhaminë Duseldorf-Gjermani dhe Baki Mustafi, anëtar i kryesisë së Unionit njëherësh edhe arkëtar i Kryesisë se këtij Unioni dhe kryetar i Qendrës Islamike të Shqiptarëve në Shtutgart të Gjermanisë.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Halilin dhe z. Mustafin dhe nëpërmes tyre tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Gjermani.
Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tij, z. Mensur ef. Halili u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Myftiut Tërnava dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe komunikimi duhet të vazhdohet në të mirë të popullit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…