Prishtinë,13 shtator  

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, pritën sot Safet Shabanin, kryetar i xhamisë  “El aser” Igolstadt të Gjermanisë. Në këtë takim, Myftiu Tërnava  përshëndeti dhe falënderoi te gjithë mërgimtarët për kontributin e tyre dhe shprehu gatishmërinë e tij si Myfti, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyer që kanë BIK dhe diaspora. 

Nga ana e tij, Safet Shabani, kryetar i xhamisë  “El aser” Igolstadt të Gjermanisë, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për diasporën në përgjithësi. 

Me këtë rast drejtori Simnica i dorëzoi z. Shabanit botimet e Kryesisë së BIK-ut, gratis për qendrën e tyre, njëherit drejtori Simnica apeloi tek të gjitha qendrat të kontaktojnë dhe të marrin botimet e Kryesisë së BIK-ut për Qendrat e tyre. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…