Prishtinë, 9 shtator 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim këshilltarin për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin.

Myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi për vizitën duke potencuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Dijanetin e Turqisë dhe shprehu dëshirën që edhe më tej të vazhdojë ky koordinim me qëllim që t}i kontribuojmë zhvillimit të jetës fetare e kulturore në Kosovë përmes projekteve të përbashkëta.

Nga ana e tij, këshilltari Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës që Kosova të jetë një oazë paqeje ku të gjithë jetojnë në siguri e harmoni.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…