Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se para pak çastesh në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare ndërroi jetë ish- myftiu i Kosovës, Dr. Rexhep Boja.
Me ketë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ngushëllon familjen Boja, miqtë, kolegët, të gjithë besimtarët myslimanë si dhe qytetarët e Kosovës.

Rexhep Boja (1946-2021)
(Biografi)
Rexhep Boja lindi më 20 qershor 1946 në fshatin Kërrnicë të Klinës. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Islamik të Medinës, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Po në Medinë i kreu edhe studimet postdiplomike – magjistroi më 1981 me temën “Shqiptarët (Arnautët) dhe Islami”, ndërsa më 1985 doktoroi me temën “Myslimanët në Jugosllavi”. Pas përfundimit të doktoratës, më 1986 është kthyer në Kosovë, ku filloi punën si imam në Pejë, e në të njëjtën kohë angazhohet edhe si pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë deri më 1990. Në 1991 zgjidhet kryetar (Myfti) i Bashkësisë Islame të Kosovës, funksion të cilin e ushtroi për tri mandate rresht deri më 2003. Rexhep Boja është ndër themeluesit e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndët: Fikh dhe Dave. Gjithashtu, ka qenë dekan i këtij fakulteti në periudhën 1992-2011.
Gjatë kohës sa ishte në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare ku ka dhënë një kontribut të çmuar. Ka kryer edhe një varg detyrash të tjera fetare e shtetërore me rëndësi, si bie fjala: Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Kosovës; koordinator zyrtar për aktivitetet bamirëse dhe njerëzore në shtetet arabe; anëtar në Këshillin e Lartë Botëror për xhamitë në Ligën e Botës Islame; anëtar në Këshillin Transitor kosovar të formuar nga OKB-ja; anëtar i Rijasetit në Sarajevë në Federatën jugosllave; anëtar në Këshillin Shura për Euroazi.
Rexhep Boja është autor i shumë studimeve në fusha të ndryshme, me të cilat është paraqitur në konferenca e simpoziume dhe i artikujve të shumtë që janë botuar në gazeta e revista vendore e ndërkombëtare në gjuhën shqipe, arabe e angleze. Gjithashtu është edhe autor i dy librave: “Shqiptarët (Arnautët) dhe Islami – Myslimanët në ish-Jugosllavi”, botim në gjuhën arabe, “Për një të nesërme më të mirë”, në gjuhën shqipe.
Rexhep Boja, nga data 2012 -2018, ishte ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…