Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e KMSH-së, Bujar ef. Spahiun Prishtinë, 9 mars 2021 Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar ef. Spahiun, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e afërt të tij.Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje delegacionit nga Shqipëria, duke falënderuar kështu për vizitën e bërë. Ai e njohu mysafirin me funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës në përgjithësi, e në veçanti me sfidat dhe peripecitë me të cilat janë duke u ballafaquar në këtë kohë të pandemisë.Kryetari Spahiu e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për raportet e mira ndër vëllazërore të cilat mbretërojnë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.Gjatë këtij takimi, të dyja palët biseduan rreth një bashkëpunimi më të gjerë për realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të shqiptarëve të besimit islam në Kosovë dhe në Shqipëri, si dhe u shkëmbyen ndërmjet vete përvojat dhe të arriturat e dy institucioneve.