Prishtinë, 7 korrik 2020

Kryetari i  Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës, Sevdail ef. Jakupin dhe administratën e këtij Këshilli.

Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të  Preshevës për punën që ka bërë gjatë periudhës së pandemisë CIVID-19 si dhe me organizimin e jetës fetare e arsimore në këtë komunë.

Nga ana e tij, kryetari Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës, Sevdail Jakupin  falënderoi myftiun Tërnava pr pritjen dhe mbështetjen që po jep KBI të Preshevës dhe më pas e njohu Myftiun me punën e Këshillit në Preshevë, me organizimin e jetës fetare, si dhe me vështirësitë e planet e Këshillit, për një të ardhme sa më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë në komunën e Preshevës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…