BIK pranoi një donacion me pajisje mbrojtëse nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Prishtinë, 03 korrik 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Këtë donacion në emër të këtij Komiteti e dorëzoi znj. Albiona Salihu, menaxhere e komunikimit, e cila u mirëprit nga këshilltari i Myftiut z. Vedat Sahiti.

Me këtë rast, z. Sahiti e falënderoi përzemërsisht znj. Salihu dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për këtë donacion, duke shprehur konsideratën e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëpunimin e lartë të treguar gjatë viteve me Komitetin e Kryqit të Kuq.

Ky donacion në vete përmbante mjete mbrojtëse për nëpunësit e shërbimeve fetare dhe funeraleve, të cilat do t’u shërbejnë jashtëzakonisht shumë në këto ditë të përballjes me pandeminë COVID-19. Ky është donacioni i dytë nga ana e Komitetit të Kryqit të Kuq dhënë për Bashkësinë Islame të Kosovës që prej fillimit të pandemisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…