Ngushëllim

Me dhimbje, mora lajmin për kalimin në ahiret të profesor Hajrullah Goranit.
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve dhe të organeve të saj dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, aktivistin e çështjes kombëtare dhe simbolin e rezistencës për lirinë e vendin.
Të ndjerin gjithherë do ta kujtojmë si një njeri të urtë, të dashur, vizionar të pajisur me vlera të larta humane e morale, si profesor shëmbëlltyrë, si arsimdashës dhe si aktivist të paepur për lirën e vendit.
Me familjen dhe me të gjithë bashkëveprimtarët e prof. Goranit bashkëndiejmë dhimbjen dhe lusim Zotin Fuqiplotë që prof. Goranin ta marrë nën mëshirën e tij.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…