Prishtinë, 7 korrik 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës, Sevdail ef. Jakupin dhe administratën e këtij Këshilli.
Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Preshevës për punën që ka bërë gjatë periudhës së pandemisë CIVID-19 si dhe me organizimin e jetës fetare e arsimore në këtë komunë.
Nga ana e tij, kryetari Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës, Sevdail Jakupin falënderoi myftiun Tërnava pr pritjen dhe mbështetjen që po jep KBI të Preshevës dhe më pas e njohu Myftiun me punën e Këshillit në Preshevë, me organizimin e jetës fetare, si dhe me vështirësitë e planet e Këshillit, për një të ardhme sa më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë në komunën e Preshevës.