Prishtinë, 26 prill 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion të përbërë nga kryetarët e shoqatave shqiptare nga Turqia të udhëhequr nga koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, z.Rexhep Gyndyz. Në këtë takim myftiu Tërnava pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, njohu ata mbi historinë, organizimin dhe aktivitetet e BIRK-ut, duke theksuar se ne vazhdimisht jemi përpjekur dhe kemi dëshmuar se shoqëria jonë kosovare është shoqëri që respekton diversitetin fetar dhe kulturor të të gjitha komuniteteve. Komunitetet fetare në Kosovë jetojnë në paqe, harmoni dhe dashuri njeri me tjetrin dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem ndërfetare. BIRK angazhohet gjithnjë për një Kosovë ku të gjitha komunitetet fetare do të jetonin në tolerancë, paqe, harmoni dhe respekt njëri me tjetrin.
Ai po ashtu tha se Kosova asnjëherë nuk do të harroj mërgatën tonë kudo që të jenë e veçanërisht në Turqi të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për Kosovën në të gjitha periudhat.
Nga ana e tij koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, z.Rexhep Gyndyz shprehu falënderime për myftiun Tërnava dhe BIRK-un që vazhdimisht kanë ndihmuar shqiptarët në Turqi dhe se angazhimi dhe përkujdesja e institucionit të BIRK-ut asnjëherë nuk ka munguar. Në këtë delegacion kishte përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Turqi nga Bursa, Samsun, Bathra, Adana, Manisa, Adana Pazar etj.