Prishtinë, 25 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Rahovecit, në kuadër të takimeve rajonale me administratën dhe imamët e këshillave të BI-së. Në pritje të myftiut Tërnava ishte kryetari i këtij Këshilli z. Shani Sylka.

Në të përveç tjerash u bisedua edhe për veprimtarinë e këtij Këshilli, raportet Këshill imam dhe anasjelltas, veprimtaria dhe aktivitetet fetare, çështja e organizimit të Haxhit dhe Umres, çështja e pronave vakëfnore etj.

Myftiu Tërnava më tutje shprehi falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Një prej çështjeve që u diskutua ishte edhe largimi i të rinjëve nga Kosova. Myftiu Tërnava tha se ky është një shqetësim serioz, andaj ne si Bashkësi Islame, por edhe institucionet e tjera shtetërore, duhet bashkërisht të veprojmë, që ta përmirësojmë gjendjen dhe ta ndalojmë këtë ikje marramendëse nga Kosova.

Ai poashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët pë punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIKR-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare. Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.



Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…