Mbështesim institucionet e BFI të RMV në krye me reisin H. Sulejman ef. Rexhepin

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër tentimin për destabilizimin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkësitë fetare janë autonome në organizimin e tyre, andaj tentimi që, përmes një vendimi të gjykatës me materiale të falsifikuara, të destabilizojnë RIJASET-in e BFI-së në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit, ka për qëllim dobësimin e Bashkësisë Fetare Islame dhe hutimin e dezorientimin e besimtarëve myslimanë në Maqedoninë e Veriut.
Një veprim i tillë për ne është i papranueshëm dhe i gjykueshëm, i ideuar e i realizuar nga ata që nuk ia duan të mirën Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ne mbështesim fuqishëm dhe pa rezervë institucionet legjitime të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në krye me reisin H. Sulejman ef. Rexhepin, të cilit i ofrojmë mbështetjen dhe përkrahjen tonë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…