Myftiu Tërnava merr pjesë në duanë e Hatmes së maturantëve të gjeneratës së 52-të në Medresenë Alauddin Prishtinë, 25 prill 2019 Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë, me datën 25.04.2019, u mbajt “Duaja e Hatmes” së maturantëve, të gjeneratës së 52-të të shkollës sonë. “Duaja e Hatmes” paraqet përmbylljen e leximit të Kuranit Fisnik të nxënësve të Medresesë për gjatë tri viteve, e cila u realizua falë Zotit Fuqiplotë, fillimisht, por pastaj edhe falë punës dhe angazhimit të profesorëve të tyre të Kuranit, Bahri Simnica dhe Driton Arifi. Nxënësve me këtë rast iu drejtue fillimisht drejtori I shkollës Jakup ef. Çunaku, i cili numroi përmbylljen e leximit të Kuranit nga kjo gjenratë si njëren prej sukseseve më madhore të kësaj gjenerate, pos sukseseve të tjera që ishin shumta në fusha e lëmi të tjera. Prezentë në këtë eveniment ishte edhe kryetari i BashkësisëbIsjame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, e i cili para nxënësbe mbajti një fjalë përgëzuese e përshëndetëse duke uruat si dhe lutur për nxënësit që Zoti tu ndihmojë në rrugën e diturisë.Pastaj fjalë rasti pati edhe prof. Bahri ef. Simnica, I cili shprehu krenarinë e tij që ishte profesor i një brezi kaq premtues dhe ambicioz. Programi vazhdoi edhe me disa pika artistike të përgatitura nga nxënësit, e të cilat e bënë atë të jetë sa madhështor, po aq edhe mbresëlënës për të gjithë prindërit dhe familjarët e nxënësve që ishin mbledhur për të ndarë gëzimin dhe harenë me fëmijët e tyre. Ky program u përmbyll me shpalljen e nxënësve më të dalluar në nivel të klasëve dhe të shkollës, nga paralelja e djemve këtu në Prishtinë. NXËNËSIT E DALLUAR NË NIVEL KLASE DHE NË NIVEL PARALELJE NGA DJEMËT JANË: 10 -1 Shuajb Bardhi 10- 2 Endrit Pajaziti 10-3 Enis Fejzullahu 11 -1 Xhelil Vehapi 11-2 Muhamed Curri 12-1 Jasin Abazi 12-2 Granit Sadiku Ndërsa, Dren Lipaj nga klasa e 12-2 , u zgjodh nxënësi më i dalluar nga paralelja e djemve për vitin shkollor 2018/2019.