Myftiu Tërnava priti në takim këshilltarin për medie në Organizatën Botërore të Kuranit dhe Sunetit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 19 prill 2018 Kryetari i Bashkësisë islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim këshilltarin për medie në Organizatën Botërore të Kuranit dhe Sunetit, dr. Abdulaziz Muhamed Kasimin, i cili është gazetar nga Arabia Saudite . Myftiu Tërnava njohu mysafirin me të arriturat e Kosovës dhe me organizimin e BIRK-ut, si dhe me aktivitetet që i bën në nivel vendi. Myftiu Tërnava po ashtu shprehu falënderime për popullin dhe mbretërinë saudite që kanë ndihmuar vazhdimisht në të kaluarën Kosovën dhe që po e ndihmojnë edhe tash në integrimet rajonale dhe ndërkombëtare. Nga ana e tij, mysafiri u nda i kënaqur me pritjen nga Myftiu Tërnava duke çmuar kontributin që po jep Myftiu Tërnava dhe BIRK-u në të mirë të zhvillimeve dhe proceseve pozitive në vend.