Prishtinë, 19 prill 2018

Në mënyrë solemne, me praninë e strukturave më të larta të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK-ut), përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, përfaqësuesve të qeverisjes lokale, mysafirëve nga Arabia Saudite, përfaqësuesve të këshillave të Bashkësisë Islame të qyteteve të tjera të Kosovës, kënduesit të mirënjohur të Kuranit Xhelal Kaloshi që kishte ardhur nga Gjermania, imamëve e shumë besimtarëve; u bë përurimi i xhamisë së re në Pozheran. Duke kënduar tekbiret dhe lutje të tjera, u bë prerja e shiritit inaugurues të kësaj xhamie. Duke marrë fjalën Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava uroi xhematin e këtij fshati për xhaminë e re kaq të bukur dhe njëherit bëri thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend. Ai tha se kjo shtëpi e Zotit do të shërbejë një derë më shumë për lumturinë shpirtërore. ”Xhamia gjithmonë ka reflektuar paqe, dritë dhe ardhmëri të sigurt. Xhamia ka edukuar dhe do të edukojë breza të shumtë deri në Kiamet. Allahu në Kuran thotë: “Xhamitë janë të Allahut dhe askush nuk meriton të adhurohet në xhami përpos Allahut”. Po ashtu në një ajet tjetër thotë: “Xhamitë e Allahut i ndërtojnë vetëm ata që besojnë në Allahun Një dhe në Ditën kur do të dalin para Tij për ta dhanë llogarinë përfundimtare”, theksoi Myftiu Tërnava.

Me ndërtimin e këtyre xhamive ne jemi duke prodhuar paqe, dashuri, respekt për njëri-tjetrin dhe respekt për besimet e tjera. Askush nga ne nuk kontribuon të prodhojë ndasi, urrejtje,vëllavrasje, ekstremizëm,terrorizëm etj. Feja jonë islame na mëson që njerëzit të jetojnë në marrëdhënie të mira me njeri-tjetrin dhe të kenë respekt reciprok. Islami asgjë nuk ka të përbashkët me këto që po i veshen Islamit si fe nga njerëz të cilët nuk e njohin Islamin. “Islami është fe e paqes, ata që mundohen t’i veshin Islamit se kinse paska diçka të përbashkët me ekstremizëm, radikalizëm e terrorizëm, ata e thonë të pavërtetën, sepse Islami i lufton të gjitha këto dukuri dhe ne si BIRK vazhdimisht kemi qenë të angazhuar që në mesin tonë të mos lejojmë indoktrinimin dhe të luftojmë çdo gjë të keqe që është prezente në mesin tonë. Ai tha se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë atje ku ka nevojë xhemati për xhami.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i KBI-së së Vitisë Husamedin ef. Hoxha. Ai foli përkitazi me rolin e xhamisë në edukimin e brezave, duke thënë se kur vendi po përballet me tendenca për përçarje , xhamia është vendi ku afrohen njerëzit dhe duhen për hir të Zotit, mësojnë dituri dhe kulturë dhe këtu formohet personaliteti i drejtë njerëzor dhe fetar.

Në emër të fshatit foli z. Adem Pira, i cili i falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe falenderoi edhe të gjithë ata që ndihmuan në ngritjen e kësaj xhamie. Për xhaminë e re uruan edhe imam i fshatit Muhamet ef. Zuka, nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, kryesuesi i i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira

Edhe komuniteti i Pozheranit u shprehën tepër të gëzuar që më në fund lokaliteti i tyre u bë me një xhami të madhe e të re, ku do të kryejnë adhurimet fetare islame.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…