Prishtinë, më 26 korrik 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës Ekrem ef. Simnica, pritën në takim imamin e Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Oslo të Norvegjisë, Sabri ef. Jonuzin.


Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu falënderime për Sabri ef. Jonuzin dhe për Qendrën Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji ne Oslo, por edhe tërë diasporën që pa kursyer asnjëherë kanë ofruar dhe ende po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Myftiu Tërnava çmoi lart punën dhe angazhimin e kësaj Qendre. Ai edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata.


Nga ana e tij, Sabri ef. Jonuzi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e njohu atë me aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Norvegji. Ai tha se si imam i Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji mbetet i përkushtuar që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet tyre dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre për kurbane, drejtori i Diasporës së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, ndau një fletëfalënderim për imamin Sabri ef. Jonuzi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…