Prishtinë, 9 nëntor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e përgjithshëm të shkollës “Maarif” në Kosovë, z. Oğuz Hamza Yılmaz.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe shprehu falënderime për popullin, qeverinë dhe presidencën turke për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin dhe ngritjen e infrastrukturës dhe trashëgimisë kulturore e historike në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Fondacionit “Maarif” në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Nga ana e tij drejtori Yılmaz, theksoi se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Kryesinë e BIK-un, si dhe uroi që ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë në të mirë të popullit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…