Prishtinë, 10 nëntor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me kryeimamin e Kosovës, Vedat ef. Sahitin, sot kanë takuar imamët dhe administratën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, me të cilët diskutoi për arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill.

Fillimisht një fjalë rasti në këtë takim e mbajti kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Enis ef. Rama, i cili falënderoi Myftiun Tërnava për këtë vizitë dhe për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhënë për Këshillin e Mitrovicës.

Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë imamët dhe nëpunësit fetarë të Këshillit të Mitrovicës për kontributin e tyre të dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare. Theks të veçantë Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mësim-besimit, për të cilin porositi që t’i kushtohet edhe më tej rëndësi të madhe, ngase e kemi amanet dhe borxh për brezat e rinj.

Në këtë takim u diskutua edhe për tema të tjera me rëndësi për Këshillin e BI-së së Mitrovicës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…