Prishtinë, 8 nëntor 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajári. Në këtë takim, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Kajári, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë, si dhe i dëshiroi punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.

Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta.

Myftiu Tërnava theksoi se forcat e KFOR-it deri më tash kanë kontribuuar jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë, ku edhe me institucionet e BIK-ut janë zhvilluar shumë projekte të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajári falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka BIK-u për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim. Ai shfaqi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit, z. Jabor Ali Hussein al Hawashela al Dosari

Prishtinë, më 23 shkurt 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…