Prishtinë, 22 tetor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Nevzat Akin, i shoqëruar nga shefi i zyrës së TIKA-s në Kosovë, Cihan Dinçer.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje në Kosovë z. Dinçerit, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij të ri në krye të TIKA-s, duke falënderuar kështu këtë agjenci, DIJANET-in dhe Qeverinë e Turqisë për kontributin që kanë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të Kosovës në disa fusha, si në shëndetësi, arsim, kulturë, si dhe në aspektin e restaurimit të shumë objekteve fetare e kulturore.

Nga ana e tij, shefi i zyrës së TIKA-s, z. Dinçer dhe atasheu z. Akin falënderuan Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e frytshëm që kanë pasur deri më tash, dhe premtuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fushat që janë me prioritet për Bashkësinë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në fushat kulturore e fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…