Prishtinë, 22 tetor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim nënkryetarin e Kamenicës, z. Faton Jakupin, i shoqëruar nga z. Fadil Hoti dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës Ferid ef. Dërmaku.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava shprehu interesimin për gjendjen e përgjithshme të qytetarëve në Komunën e Kamenicës, duke theksuar domosdoshmërinë e veprimit të të gjithëve për të mirën e komunitetit në përgjithësi. Ai shprehu konsideratë të veçantë për gatishmërinë për bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës, për një mirëqenie sa më të mirë të qytetarëve të asaj ane.

Nga ana e tij, nënkryetari Jakupi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu bindjen e tij, se bashkëpunimi i mirë mes dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mirën e të gjithëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…