Prishtinë, 22 tetor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e Organizatës Bamirëse “Qatar Charity”, z. Mahmud Abas Shakir.

Myftiu Tërnava në këtë takim e njohu z. Shakir me punët dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në aspektin e përgjithshëm, e në veçanti në aspektin e bamirësisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organizatës “Qatar Charity”.

Drejtori z. Shakir e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij të palodhshëm, duke potencuar se janë të gatshëm që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bashkësinë Islame për të mirën e të gjithëve pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…