Prishtinë, 6 janar 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim anëtarin e Kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës, z. Sherif Tupanin, i cili njëherësh është edhe kryetar i Xhamisë së Freiburgut.

Në këtë takim ndër të tjerash u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, si dhe për organizimin e seminareve dhe të tribunave të përbashkëta ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të BIK-ut që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë që kanë pasur deri më tani për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, e në veçanti për diasporën tonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…