Prishtinë, 11 nëntor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë z. Jozsef Bencze. Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ambasadorit z. Bencze, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij diplomatik. Ai shprehu mirënjohjen e tij dhe të Kryesisë së BIK-ut për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë dhënë për popullin e Kosovës. Në këtë takim, Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin me historinë, punën dhe aktivitetet e Kryesisë së BIK-ut.

Ndërkaq, ambasadori z. Bencze, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin që bën Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, që Kosova të jetë një vend i qetë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje, kombi dhe gjuhe. Ai siguroi Myftiun Tërnava se, Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…