Data: 10 nëntor 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë fshatit Bardhosh;
  2. Mualim në KBI Prishtinë;
  3. Mualime në KBI Prishtinë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet tjera të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…