Prishtinë, 3 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Meshihatit të Serbisë, Mevludin Dudiçin, i cili shoqërohej nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar, Enver Giciçi.
Myftiu Tërnava, pasi u uroi mirëseardhje në selinë e BIRK-ut, i falënderoi mysafirët për vizitën duke theksuar se janë vëllezër dhe se do të punojnë së bashku për të mirën e besimtarëve të dy vendeve.
Ndërsa, Myftiu Dudiç falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Me këtë rast, kryetari Dudiç tha: ”Unë me Prishtinën dhe Kosovën jam emocionalisht i lidhur dhe, kurdo që vij këtu, ndihem si në shtëpinë time, ngase këtu në Prishtinë kam mbaruar shkollën elitare të myslimaneve të Ballkanit – medresenë “Alauddin”.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …