Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

إنّا لله و إنّا إليه راجعون

Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se sot, në moshën 76 vjeçare, ka ndërruar jetë hoxha Asllan ef. Murati nga Mitrovica.

Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë ndërkohë.

Biografi
Asllan Murati, lindi më 12 shkurt 1943 në fshatin Zhabar i Poshtëm. komuna e Mitrovicës. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, kombëtare e fetare e arsimdashëse. Shkollën fillore e përfundoi në Zhabar, kurse tetëvjeçaren në Mitrovicë. Duke qenë se ishte i interesuar për mësimet në gjuhën arabe, ai mësoi te hoxha i fshatit shkrim- leximin arab.

Për shkak të situatës politike dhe ndalimit me ligj të mësimit fetar në atë kohë. pra në vitet ‘50 të shekullit XX, ndërpreu mësimet, për t’i vazhduar pastaj në Mitrovicë, ku mësoi gramatikën, sintaksën arabe, komentin e Kuranit, apologjetikën, Ilmi Kelamin, jurisprudencën islame, etj.

Në vitin 1966, u regjistrua në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë. ku mësimi zgjaste pesë vjet dhe e kreu me sukses, duke vijuar pastaj mësimet me korrespodencë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1969 emërohet imam dhe ligjërues në Xhaminë qendrore (Xhamia e Zallit) në Mitrovicë. Megjithatë. ai asnjëherë nuk e ndali interesimin për thellimin dhe zgjerimin e njohurive në shkollë. U regjistrua menjëherë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, dega histori-gjeografi, ku e kreu me sukses dhe mori titullin arsimtar i lëndëve histori e gjeografi. Nuk u ndal me kaq. menjëherë regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, katedra e orientalistikës, ku mësoheshin, përveç tjerash, edhe gjuhët arabe, turke dhe persishte. Në aftin optimal diplomoi dhe mori titullin profesor i këtyre lëmenjve.

Si personalitet i edukuar dhe i shkolluar, me tipare intelektuale e kombëtare më se 46 vjet punoi dhe shërbeu si imam e ligjërues në Xhaminë e Zallit në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe dha kontribut të çmuar në aspektin kombëtar, fetar, edukativ etj.

Asllan Murati, përveç profesionit të imamit, gjatë jetës së tij kreu edhe disa detyra me përgjegjësi në Bashkësinë Islame të Mitrovicës.

  • Konkurs

    Datë: 18 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë shpallë: KONKURS Për plotësimi…
  • Konkurs

    Prishtinë, 15 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame -Prishtinë shpallë Konkurs Për plotësi…
  • NJOFTIM PËR OPINION

    Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 11 mars 2024. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 18 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë shpallë: KONKURS Për plotësimi…