14 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava  priti në takim  ambasadorin e  Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem. Myftiu Naim ef.Tërnava falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për vizitën dhe për  bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që kanë dhënë qeveria dhe populli kuvajtian për Kosovën. Myftiu Tërnava tha se populli i Kosovës asnjëherë nuk do të harroj ndihmën e pakursyer të Emirit të Kuvajtit dhe qeverisë së tij e po ashtu edhe ndihmën e pakursyer të popullit të Kuvajtit para, gjatë dhe pas luftës së fundit  që kanë bërë për shtetin dhe popullin e Kosovës si në aspektin humanitar ashtu edhe në atë social. Kuvajti mbetet ndër shtet që më së shumti ka ndihmuar Kosovën  në përmirësimin e mirëqenies në ngritjen e infrastrukturës dhe projekte të ndryshme si dhe në lobimin e Kuvajtit që Kosova të anëtarësohet dhe integrohet në mekanizma rajonal dhe ndërkombëtar.
Nga ana e tij, ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem, shprehu falënderime për myftiun Tërnava për mirëpritjen  duke potencuar  bashkëpunimin shumë të mirë me Kryesinë e BIRK-ut duke nënvizuar se   deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe ë qëndrueshëm dhe  ne si ambasadë dhe po ashtu edhe qeveria e  Kuvajtit është i interesuar  që edhe më të ndihmoj Kosovën  në projekte të ndryshme në të mirë të popullatës së Kosovës

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…