Prishtinë, 06 gusht 2020
Kryetari i Bashkësisë̈ Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pranuar mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit nga Sekretari Gjeneral i Ligës së Botës Islame, dr. Muhamed Abdul Kerim Al Isa.
Në telegramin e urimit të Sekretarit Gjeneral të Ligës së Botës Islame, Muhamed Abdul Kerim Al Isa, fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava për urimin me rastin e Kurban Bajramit, duke vlerësuar lart lutjet e sinqerta.
Sekretari Al Isa, në telegramin e tij uroi që festa e Kurban Bajramit të jetë e bereqetshme për të gjithë, ndërsa bëri lutje që të pranohen veprat e mira te krijuesi.
Telegram urimi i plotë nga dr. Muhamed Abdul Kerim Kerim Al Isa:
Duke vlerësuar lart shkresën e shkëlqesisë̈ tuaj me datë 28/7/2020 me rastin festës së Kurban Bajramit dëshiroj të falënderoj shkëlqesinë̈ tuaj për urimin, ndjenjat dhe lutjet tuaja të sinqerta të cilave iu gëzova shumë. Lus Allahun që kjo festë të jetë e bereqetshme për të gjithë. Gjithashtu lus Allahun që veprat tona të jenë të dobishme dhe të sinqerta te Krijuesi.
Shkëlqesia juaj pranoni respektin dhe përshëndetjet tona me te sinqerta.
Sekretari Gjeneral i Ligës së Botës Islame dr. Muhamed Abdul Kerim Al Isa