Prishtinë, 30 korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pranuar sot nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dekoratën me “Urdhrin e Pavarësisë” për Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë në pavarësimin e vendit.

Myftiu Naim ef. Tërnava, vlerësoi lart dekoratën e dhënë nga Presidenti Thaçi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Tërnava përmendi kontributin e vazhdueshëm për ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga vitet e 90-ta, në çlirimin, në pavarësimin e saj dhe në ndërtimin e saj.

Tërnava në këtë rast kujtoi 37 imamët që kanë dhënë jetë për lirinë e vendit si dhe të gjithë atë që dhanë më të shtrenjtën e tyre për çlirimin e Kosovës.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë, bëri thirrje që të kujtohen të gjithë ata që kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit.

Presidenti vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame në çlirimin dhe pavarësinë e vendit, duke qenë kështu një faktor kyç në këto dy arritje të Kosovës. Më tutje bëri thirrje që të ruhet edhe më tutje toleranca, respekti bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe harmonia në vendin tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…