Prishtinë, më 22 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka parë sot nga afër punimet në ndërtimin e disa objekteve fetare në Kosovë.
Ai fillimisht vizitoi dhe pa nga afër punët në ndërtimin e xhamisë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, për të vazhduar më pas me vizitën në objektin e vakëfit në qendër të Gjilanit. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me ecurinë e punëve.
Më pas, Myftiu Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan edhe xhaminë e re në lagjen Dushkajë të Kaçanikut, për të cilën u shpreh tejet i kënaqur me punimet e zhvilluara. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e objekteve fetare për mbarëvajtjen sa më të mirë të jetës fetare në Kosovë.