Prishtinë, 4 maj 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë manifestimin përkujtimor me rastin e 20-vjetorin e rënies në Betejën e Koshares së dëshmorit të kombit Njazi Rexhepi nga Sllatina e Epërme e Vitisë, si dhe njëherit është shënuar dita e shkollës e këtij fshati që mban emrin e këtij dëshmori.
Me këtë rast myftiu Tërnava mbajti një fjalë rasti ku pos tjerash tha se UCK-ja ishte është dhe do të mbetet deri në kiamet krenaria e kombit tonë. Ai potencoi ajetin kur’anor se kur mos thoni që ata që ranë dëshmorë duke mbrojtur familjen, vatanin, identitetin tonë, ata kurrë nuk do të vdesin, ata i shohim për ditë me syrin e mendjes, shpirtit, andaj ata përherë furnizohen nga begatitë e të madhit Zot dhe janë të kënaqur me atë që iu ka dhuruar Zoti, me xhenetin.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që mos të braktisen vatrat tona dhe mos të iket nga Kosova, por e kemi detyrë dhe obligim që ta mbrojmë vendin tonë dhe ne duhet të kërkojmë më shumë nga qeveria jonë që të hapin më shumë vende pune që rinia mos të na ikë nga Kosova dhe të marrin botën në sy.
Në këtë manifestim përkujtimor morën pjesë edhe kryetarë të KBI të rajonit, imamë, ish Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe tani ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, autoritete komunale,përfaqësues i Shoqatave të dala nga lufta dega në Viti, përfaqësues nga policia e Kosovës, deputet, personalitete politike, shkencore etj
Në emër të Familjes së dëshmorit Njazi Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti Farush Rexhepi, i cili ka realizuar edhe një monografi për fshatin Sllatinë të Anamoravës.
Edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë tubim kanë çmuar lart luftën e drejtë të UÇK-së.