Prishtinë, më 26 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me imamët e Prishtinës, kryetarin e kryeqytetit, përfaqësues të KFOR-it, mjekë, zjarrfikës, policë, besimtarë dhe figura të ndryshme publike morën pjesë në iftarin e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Ky organizim në të cilën u bë edhe më madhështorë me prezencën e shumë figurave dhe besimtarëve, vjen në fundin e Ramazanit – duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e veçantë që kanë ibadetet.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij foli pikërisht për rëndësinë e Natës së Kadrit, natë kjo që i shton edhe më shumë begatinë muajit Ramazan.

“Kanë mbetur edhe pak ditë, kanë mbetur edhe pak net, ka mbetur nata më domethënëse më e lavdëruar që ekziston brenda vitit dhe që gjendet brenda muajit Ramazan– ajo është Nata e Kadrit, qe sa net po luftojmë që të takohemi me të, qe sa net po e thërrasim nga thellësia e shpirti që ne t’i ledhatojmë begatitë e tua. Që neve të na falësh me begati e tua që posedon, oj natë e bekuar oj natë e mirë që Zoti të ka bekuar dhe me të drejtë që këto 10 netët e fundit do të takohemi me të. Nuk ka besimtarë që nuk takohet me të dhe nuk merr nga të mirat e saj”, tha Myftiu në fjalën e tij.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, organizatori i këtij iftari, tha se muaji Ramazan na bashkon me Krijuesim, me ibadete dhe me nevojtarët që të jemi pranë tyre.
“Sa herë që na vjen nata në muajin e Ramazanit jemi ata që i drejtohemi Allahut, Krijuesit me dua dhe lutje, kurse sa herë na vjen dita e mëngjesit, përmes muajit  Ramazan i kujtojmë rastet sociale në qytetin tonë”, tha Hetem ef. Sopjani.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh i impresionuar me organizimin dhe me bashkimin e shumë figurave publike në këtë iftar në kryeqytet.

“Është me të vërtetë kënaqësi e madhe me qenë së bashku me të gjithë ju, një komunitet i mirëfilltë, një komunitet fantastik, pozitivë. Këtu sot agjërimi si një proces që tash edhe botërisht njihet që na bën mirë, jo vetëm në aspektin fetar por edhe në atë shëndetësor ku edhe pjesëtarë të feve të ndryshme agjërojmë me besimtarët islam”, tha ai.
Bashkësia Islame e Kosovës në nder të muajit Ramazan përgjatë gjithë këtij muaji ka zhvilluar dhe po vazhdon të zhvillojë aktivitete të ndryshme fetare për besimtarët myslimanë. Iftare të tilla janë shtruat edhe në të gjitha qytetet dhe fshatra të shumta të Kosovës. Iftare të tilla janë shtruar edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…