Prishtinë, më 25 prill 2022

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtruar sonte iftar për komunitetin rom dhe ashkali në komunën e Ferizajt.

Në emër të komunitetit, një fjalë rasti e mbajti nënkryetari i Komunës së Ferizajt, z. Danush Ademi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe e falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për iftarin e sotëm, por edhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për të qëndruar pranë komunitetit rom dhe ashkali me të gjitha format, përfshirë edhe ndihmat me ushqim dhe me veshmbathje.

Në emër të Myftiut Tërnava, të pranishmit i përshëndeti sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i cili tha se BIK-u çdoherë do të jetë në përkrahje dhe në mbështetje të këtij komuniteti në të gjitha format e mundshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…