Prishtinë, më 05 prill 2022
Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al-Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.
Emiri i Katarit, sheikh Temim bin Hamad al-Thani, shtroi sot iftar në pallatin e tij, për nder të dijetarëve, gjykatësve dhe sheikëve.
Në këtë iftar morën pjesë sheiku Xhasim bin Hamad al-Thani, përfaqësuesi personal i emirit, ministri i Vakëfeve të Katarit Al-Ganimi, si dhe një numër i shkëlqesive të sheikëve.
Mysafirë nderi në këtë iftar ishin kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, myftiu i Bosnjës, myftiu i Kroacisë dhe myftiu i Sllovenisë.