Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zekatit dhe sadakatul-fitrit.
Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare:
Banka: NLB-Prishtina
Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR

Adresa: St. Ukshin Hoti 124,
10000 Prishtinë, Republic of Kosovo
Ose përmes PayPal:
PayPal.me/BIKFITRA
Çmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 2, 3, 5 dhe 10 euro.
Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 është 5100 euro.
Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 2 euro.
Më shumë rreth përllogaritjes së Zekatit

Fitrat 2022
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …