Prishtinë, më 5 prill 2022

Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al-Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar.
Gjatë kësaj vizite, ai sot u prit në takim nga ministri për Vakëfe dhe Çështje Fetare, Ganim bin Shahin al-Ganimi.
Fillimisht, Myftiu Tërnava uroi nikoqirin për postin e ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në detyrën e re, e më pas falënderoi paraardhësin e tij, ministrin Al-Kavari për bashkëpunimin e shkëlqyer, duke theksuar edhe rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Myftiu edhe njëherë falënderoi Qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit.
Më pas, Myftiu Tërnava e njohu ministrin me projektet dhe me sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës. Një falënderim të veçantë, Myftiu e adresoi për ministrin Al-Ganimi, për financimin e dy projekteve vakëfnore, atë në Gjilan dhe në Lipjan.
Ndërkaq, ministri Al-Ganimi, i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe delegacionit shoqërues, duke konfirmuar kështu vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Ministri Al-Ganimi çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, që Kosova të jetë një vend i paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare.
Në fund të takimit, të dyja palët shkëmbyen dhurata ndërmjet vete.
Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite po shoqërohet nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti dhe zv.kryeimami Fatmir ef. Iljazi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…