Prishtinë, 3 maj 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në sesioni shkencor “Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”, organizuar nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë për nder të muajit të bekuar të Ramazanit. Në këtë eveniment morën pjesë studiues, profesor, student e të ftuar të tjerë.
Duke marr fjalën Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava theksoi se Ramazani sjellë begati dhe duhet të angazhohemi të përfitojmë nga ky muajsh më shumë të mundemi. “Ramazani është muaj i sakrificës, solidaritetit është një muaj i edukimit shpirtëror e logjiko-mendor tek njeriu dhe shpresojmë që të jemi nga ata që kemi dit dhe kemi pasur mundësi dhe ju kemi përkushtuar aq sa duhet këtij muaji të bekuar. Është kënaqësi që gjendem sot para jush kur shoh se kemi këtu ish profesor të mi, nxënës e student tanë që kemi pasur, kolegë dhe bashkërisht do t’ia dalim dhe nuk do të ketë sfidë që nuk do të mund ta tejkalojmë së bashku. Lus Zotin që të na falë shëndet, mirëqenie, begati në këtë muaj të bekuar për të vazhduar me përgjegjësitë që kemi para nesh në lartësimin e fjalës së Zotit xh.sh.,”-shoi myftiu Tërnava, dhe njëherit duke iu uruar punë të suksesshme sesionit dhe referuesve të këtij sesioni.
Ndërsa Dekani i FSI-së, Dr. Fahrush Rexhepi në fjalën e tij tha se libri i shenjtë Kurani në ajetet e para thërret dhe udhëzon njerëzimin për lexim dhe studim por thërret edhe për solidaritet mes njerëzve.”Ky muaj tek agjëruesi zgjoi ndjenjën e humanitetit, bamirësisë dhe solidaritetit ndaj skamnorëve dhe përmes agjërimit përforcohet lidhja mes krijuesit dhe njeriut dhe mes njeriut dhe njeriut sepse zgjohet ndjenja e mirësisë dhe solidaritetit në shoqëri”-tha dekani Rexhepi.
Seanca e parë e sesionit filloi trajtesën me historikun e agjërimit dhe obligueshmërinë e tij, duke vazhduar pastaj me historikun e shpalljes së Kuranit dhe rëndësinë e solidaritetit në këtë muaj ku me kumtesa u paraqitën Prof. Dr. Qazim Qazimi,Prof. Sabri Bajgora, Dr. Xhabir Hamiti, dhe Dr.Ilmije Kuqi.
Ndërsa në seancën e dytë u paraqitën Dr. Agron Rexhepi,Dr. Sylejman Osmani, Dr. Valon Myrta si dhe Mr. Gyltenë Dërguti
Muaji i Ramazanit është muaj i shtimit të të mirave dhe begative në shoqëri për besimtarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë u tha përmes tezave të cilat u prezantuan në këtë sesion kushtuar refleksioneve të Ramazanit. Në këtë sesion u shkencor u trajtuan edhe aspekte të ndryshme rreth muajit të Ramazanit duke filluar nga vlera dhe rëndësia e agjërimit të tij e deri tek efektet e shëndetit fizik si dhe atij psikosocial.
-
Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav… -
U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”
Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep… -
Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë
Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…