Prishtinë, 4 maj 2021
Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Me këtë rast lideri i AAK-së Haradinaj theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë̈, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.
Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve. Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.”Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës. Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat”-tha Haradinaj.
Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional nënvizoi se BIRK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare qe mund t’i kemi.
-
Përfundoi punimet Konferenca “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 10 dhjetor 2023 Ka përfunduar sot punimet dy ditore Konferenca Shkencore … -
“XHAMIA TE NE – HISTORI, MISION E IDENTITET”
Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Konferencën Shkencore “Xhamia t… -
Filloi punimet Konferenca Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 9 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me Instituti…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Përfundoi punimet Konferenca “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 10 dhjetor 2023 Ka përfunduar sot punimet dy ditore Konferenca Shkencore …