Prishtinë, 25 maj 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef, Tërnava u shpreh tejet i gëzuar që më në fund të gjithë besimtarët do të mund të kryejnë adhurimet e ibadetet në xhami. Këto deklerta vijnë pas një takimi që pati me Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, Naser Ramadani nga IKSHPK, Drejtoresha e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji ku dakorduan që hapja e objekteve fetare të bëhet ditën e enjte “Sot edhe unë jam i gëzuar që me një bashkëpunim të pashoq me institucionet e vendit , me qytetarët, ja arritëm që ta mundim këtë virus apo ta dobësojmë deri në këtë masa që ne ti hapim shtëpitë e Zotit, të shkojnë në xhami në kisha, t’i falen Zotit t’i kërkojnë Zotit mëshirë”, tha Ternava. Ai ka falënderuar mjekët, duke thënë se ta kalojmë këtë sëmundje. Ai ka përgëzuar qytetarët për kulturën e treguar dhe bashkëpunimin në vazhdimësi, përkundër gjendjen që ishte, dhe përkundër që ishte muaji i shenjt i Ramazanit.Ai tha se qytetarët e veçanërisht xhematin i kuptuan drejtë sepse mbi të gjitha është shëndetit publik Ai ka thënë se dobësimi i virusit është arritur fal angazhimit dhe bashkëpunimit të plotë të institucioneve të vendit dhe qytetarëve. Ai më tej po ashtu përsëriti faktin se për ruajtjen e shëndetit na ka mësuar Zoti, Kurani, Pejgamberi a.s. Unë edhe në këto ditë feste e lus Zotin xh.sh., që në radhë të parë mjekët tanë t’i shpërblej dhe më vjen mirë që Kosova sot mund të radhitet në mesin e shteteve që kanë pasur efekt masat. Unë shpresoj që masat të përfillen shpresoj që as sonte të mos kemi raste, të hapen çerdhet, të hapën shkollat.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…