Prishtinë, 24 maj 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u është drejtuar sot besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin që çdo ibadet, adhurim e vepër e mirë gjatë muajit të Ramazanit, të jetë pranuar nga Zoti i plotfuqishëm.Në këtë mesazh nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, Myftiu Tërnava, u shfaq me ndjenja të përziera, ku si asnjëherë më parë xhamitë në gjithë Kosovën në festën e Fitër Bajramit ishin të zbrazëta, kjo për shkakun e vetëm të ruajtës së shëndetit të qytetarëve nga pandemia globale COVID – 19.Megjithatë, Myftiu i Kosovës, në mesazhin e tij tha se besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të lumtur dhe të festojnë me familjen, miqtë e të gjithë besimtarët pas kryerjes së urdhrit të Allahut. Naim ef. Tërnava po ashtu bëri edhe një herë thirrje që të gjithë besimtarët të respektojnë deri në fund të gjitha rekomandimet nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID- 19. Kërkojë nga të gjithë besimtarët që Fitër Bajramin ta festojnë në shtëpi dhe duke komunikuar me të tjerët vetëm parmes pajisjeve teknologjike. Ai tha se për shkak të pandemisë ne myslimanët jemi privuar nga namazet në xhami, kështu që gjatë ramazanit përveç namazeve tjera na ka munguar edhe namazi i teravisë, na kanë munguar vizitat e iftaret te njëri tjetri qëgjithashtu janë prej nimeteve të këtij muaji, mirëpo ne me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë dhe mbrojtjes së jetëve të njerëzve tanë, të gjitha ibadetet e lutjet e nevojshme i kemi kryer në ambientet tona familjare dhe kemi shndërruar shtëpitë tona ne xhami .
Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe nga porositë e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s. si dhe nga mësimet dhe praktikat e mjekëve te hershëm myslimanë.
Mesazhi i plotë i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava:
Me emrin e Zotit, Mëshirëbërësit, MëshirëplotitHamdi e lavdi i pakufishëm i takon Zotit të botëve,Ai është Një dhe i pashoq dhe vetëm Atij i takon sundimi e Madhëria.Salatet e selamet tona të përzemërta ia dërgojmë më të mirit të njerëzimit , shefatgjiut në ditë tët mahsherit – Muhamedit a.s., familjes së tij të pastër e fisnike, dhe shokëve të tij besnik.Të dashur besimtarëTë nderuar vëllezër e motraTë nderuar qytetarë të KosovësSot, jam para jush me ndenja të përziera si asnjëherë më parë, ngase është hera e parë që në ditën e Fitër Bajramit, nga xhamia kryesore e Kosovës po ju drejtohem në vaktin e Bajramit pa xhematë, e edhe pa falur namazin e Fitër Bajramit. Megjithatë sot, besimtarët myslimanë të vendit tonë, të trojeve tona dhe besimtarët myslimanë në tërë botën, kanë arsye të ndihen të gëzuar sepse festojnë njërën prej dy festave më të rëndësishme në islam – Festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas përfundimit të ibadetit të agjërimit dhe Ramazanit.Agjërimi i muajit Ramazan, për besimtarët është një nga themelet e besimit islam që bëhet vetëm për hirë të Krijuesit të gjithësisë.Përmes këtij ibadeti që në vete përmban sakrificën, manifestohet bindshëm përkushtimi ndaj Krijuesit, manifestohet po ashtu ndjenja e fortë e Imanit si dhe del në pah përkushtimi e devocioni mbi nefsin dhe egon.Gjatë muajit të agjërimit, ne shtuam ibadetin, lutjet, bamirësinë, mbështetjen dhe solidaritetin. Qemë më të urtë e më fisnik, qemë më të afruar me njeri tjetrin dhe më të dashur.Kultivuam më shumë respekt, dashuri, mirëkuptim e solidarizim, virtyte këto që individit e shoqërisë i japin vlerën dhe peshën e merituar.Agjërimi për dallim nga ibadetet e tjera që kryen besimtari, është i fshehtë dhe vetëm besimtari e Zoti e dinë, dhe pikërisht kjo e bën të veçantë këtë adhurim, për të cilin Krijuesi ka premtuar shpërblim të veçantë.Pas kryerjes së këtij ibadeti – besimtari ka arsye që të ndihet i lumtur e i gëzuar, dhe ka arsye që të festojë në formën më të mirë, me familjen, me miqtë e me tërë besimtarët, sepse ka kryer një urdhër të Allahut.Besimtari gjatë këtij muaji ka bërë namaz, lutje e vepra të mira, ibadete këto të cilat duan përkushtim e sakrificë, duan vullnet e gatishmëri, e mbi të gjitha duan bindje e besim, ngase imani i besimtarit është i kultivuar dhe i dëshmuar me veprime e sjellje konkrete. Festa e Fitër Bajramit në vete ka edhe aspektin e solidaritetit e bamirësisë, që kërkon kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për mbështetjen e ndihmën tonë. Kujdesi ndaj tjetrit e sidomos ndaj kategorive që kanë nevojë është obligim për ata që kanë mundësi të kontribuojnë. Andaj në këtë ditë feste kërkohet nga ne që të kemi kujdesin e duhur për fqinjin tonë në nevojë, për vëllezërit tanë në vështirësi, dhe nuk mund të quhet festa e plotë kur fqinji apo vëllau ynë është në vështirësi.Vëllezër e motra!Agjërimi i sivjetmë ishte më i ndryshëm nga agjërimet e viteve tjera, e më e veçantë është edhe vetë festa e Bajramit që po përjetojmë sot, për shkak të pandemisë që ka shkaktuar virusi COVID 19, i cili na ka privuar nga shumë aktivitete në organizimin e jetës fetare. Vëllezër të dashur Qe një kohë, për shkak të pandemisë, respektivisht për shkak të rrezikut që paraqet ky virus, jemi detyruar që të jemi të izoluar në familjet tona, të pezullojmë faljet e organizuara të namazit në xhamitë tona, të heqim dorë nga manifestimet publike, ashtu siç kemi hequr dorë edhe nga manifestimi dhe falja e namazit të Fitër Bajramit.Të gjitha këto vendime, jo të lehta, janë marrë në të mirë të komunitetit tonë, në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik, sepse këtë edhe e kemi obligim e parim në fenë tonë – është urdhër nga Zoti i Madhëruar, i Cili në Kuranin fisnik në mënyrë urdhërore na drejtohet duke thënë … dhe assesi mos e futni veten dhe jetën tuaj në rrezik ndërsa Pejgamberi a.s. na udhëzon duke thënë: “Nëse në një vend paraqiten sëmundjet vdekjeprurëse mos shkoni aty, e nëse gjendeni aty mos u largoni nga ai vend”, e kështu na këshilluan edhe mjekët e hershëm myslimanë.Unë e kuptoj ndjesinë e besimtarëve pse sot nuk janë në xhami për të madhëruar Krijuesin e gjithësisë, nuk janë në manifestim e anekënd Kosovës për të përjetuar kënaqësinë që ofron festa e Bajramit, nuk janë në këtë kohë pranë njëri tjetrit për t’ua uruar e përgëzuar për festën gjithëpopullore, jo vetëm ndër ne, por edhe në tërë botën myslimane. Ky realitet padyshim se paraqet një ndjesi jo të këndshme, por megjithatë domosdoshmëri për të mirën tonë dhe për të mirën e shëndetit publik. Edhe pse kemi arsye për festë, kur është në pyetje shëndeti publik dhe kur përballemi me rreziqe të përgjithshme, duhet vepruar e punuar përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm ashtu siç kërkojnë institucionet tona profesionale.Në përballje me pandeminë, institucionet tonë brenda mundësive kanë bërë më të mirën e mundshme për ta ruajtur shëndetin e popullatës sonë, për çfarë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë. Ata Zoti i shpërbleftë, ndërsa ne edhe në këtë ditë feste, i përgëzojmë për punën e mundin që kanë bërë. Falënderim të veçantë në këtë ditë të madhe festive, padyshim se meriton populli ynë i mrekullueshëm, i cili në shkallë të lartë dhe me përgjegjësi zbatoi udhëzimet e rekomandimet e institucioneve tona përgjegjëse e profesionale. Me këtë sjellje, shoqëria jonë ka treguar një pjekuri dhe kulturë të lartë të përgjegjësisë, ndërsa institucionet tona kanë treguar efikasitet e profesionalizëm përballë rrezikut më të cilin po përballemi. Ky bashkëveprim i shoqërisë dhe i institucioneve tona secili në kuadër të fushëveprimeve të tyre, është treguesi më i mirë dhe më shpresëdhënës për një të ardhme të mirë të vendit e popullit tonë, dhe e radhit popullin tonë në familjen e popujve dhe vendeve të konsoliduara me vetëdije të lartë institucionale e shtetformuese.Vëllezër e motraNë këtë ditë Bajrami, ju ftoj që të keni durim edhe për pak kohë, derisa ta kalojmë rrezikun nga virusi Covid 19, ju ftoj që të shmangni vizitat familjare, miqtë dhe farefisin, vetëm e vetëm me qëllim të ruajtjes së shëndeti tonë.Lusim Zotin e Madhërishëm në këtë ditë feste, që sa më parë të kalojë pandemia, e derisa të jetë kështu, lutuni në shtëpitë tuaja, bëni namazin në shtëpitë tuaja, festoni në shtëpitë tuaja, uroni e përgëzoni njëri tjetrin me mjete të komunikimit të cilat sot fatbardhësisht i kemi në posedim.Dashtë Zoti që sa më parë t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi shkollave, universiteteve, xhamive dhe vendeve të punës.Duke ju uruar Fitër Bajramin, ju përshëndes të gjithëve në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, gjithherë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi, lumturi, ngrohtësi e harmoni në familjet tuaja.Përhajr na qoftë të gjithëve festa e Fitër Bajramit.Duhet theksuar se po ashtu për nder të kësaj feste u dha një program festiv për Fitër-Bajram që është organizuar nga Kryesia e BIRK-ut.Me vendim të Kryesisë së BIRK-ut nu ka paaur organizim të faljes së Fitër Bajramit në xhamitë e Kosovës për shkak të rrezikut të Pandemisë COVID-19, dhe rujtjes së shëndetit publik të xhematit, ndërsa nga minaret gjithandej xhamive të Kosovës janë kënduar nga tre herë tekbire, salavate, në orën 05:42 që përkon me hyrjen e kohës së Fitër Bajramit. Po ashtu nuk do të organizohen pritjet tradicionale për Bajram, me rastin e kësaj feste as në Kryesi e as në Këshillat lokalë.
-
U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f… -
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit “International Maarif Schools of Kosova”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn… -
U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit
Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…