Prishtinë, 11 korrik 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar sot një letër Myftiut të Bosnjës dr. Husein ef. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës.

Në letrën e Myftiut Tërnava, ndër të tjera thuhet: “Në emrin tim personal, në emër të organeve dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame, si dhe në emrin e gjithë qytetarëve bashkëbesimtarë tanë të Kosovës, shprehim respekt të veçantë për të gjithë dëshmorët e Srebrenicës, duke lutur Allahun xh.sh. që ajo e keqe  askujt, askund dhe kurrë të mos t’i ndodhë duke shpresuar që akterët e krimit makabër të dalin para drejtësisë për t’u qetësuar shpirtrat e pasardhësve të tyre, për të ecur sigurt hap pas hapi për një të ardhme me të mirë.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…