Prishtinë, 8 mars 2022

Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali ef. Erbash dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Në takim është diskutuar për rolin e BIK-ut dhe bashkësive të tjera në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovë. Presidentja Osmani ka theksuar se toleranca ndërfetare në Kosovë është vlerë e shquar e shoqërisë kosovare dhe ka nënvizuar rolin pozitiv të bashkësive fetare në këtë drejtim.

Gjatë takimit, presidentja Osmani u njoftua për projektet humanitare të mbështetura nga Dijaneti në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…