Prishtinë, 8 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijanet), prof. dr. Ali ef. Erbash. Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Erbash dhe nëpërmes tij tërë Dijanetin për ndihmën dhënë Kosovës. “Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatat turke që veprojnë në Kosovë, me zyrtarin për çështje fetare në Ambasadën Turke, si dhe me ambasadorin. Andaj shpreh falënderim të veçantë për Qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po vazhdojnë edhe më tej që të mbështesin dhe të ndihmojnë për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtar. Një falënderim të veçantë dua ta shpreh për Dijanetin që po mundëson ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, si dhe për gjithë përkrahjen që ka dhënë deri më tani” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, kryetari i Dijanetit, prof. Ali ef. Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu kënaqësinë e tij që sot gjendet për vizitë në Kosovë. “Fillimisht, përcjell për ju përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Edhe pse kemi ndarje gjeografike, ne nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror, andaj të ndihmohemi ndërmjet vete me devotshmëri e me bamirësi. Jemi të impresionuar me të arriturat e BIK-ut, si dhe me jetën fetare dhe kulturore në Kosovë” – tha ndër tjera z. Erbash.

Ai edhe njëherë premtoi përkrahjen e shtetit të Turqisë dhe të Dijanet-it për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për Kosovën në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore-historike, që do të jenë në të mirë të qytetarëve të saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…