Prishtinë, 3 prill 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti sot në takim Ministrin i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj. Në fillim Myftiu Tërnava e informoi ministrin Hoxhaj për kontributin që po jep Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës (BIRK)  në lobim tek vendet islame dhe arabe të cilat nuk na kaun njohur ende si dhe integrimin  e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.  Ministri Hoxhaj  dhe myftiu Tërnava,  biseduan edhe  për koordinimin në lidhje me zhvillimet në vend dhe jashtë Kosovës në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka treguar, ndërsa kanë diskutuar në lidhje me koordinimin për njohje dhe lobim me vendet myslimane.

“Për një lobim sa më efektiv kur është fjala për njohjen nga vendet me shumicë myslimane, pa dyshim që nevojitet një koordinim sa më i madh me Bashkësinë Islame të Kosovës. E falënderova Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesit të njohjeve, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Në këtë takim Myftiu Tërnava dhe ministri Hoxhaj kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit, dhe për gjendjen në vend.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…