Prishtinë,24 janar 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkpuntorët e tij, sot vizituan kompaninë e mirënjohur vendore “AMO” në Klinë, e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore dhe që është certifikuar me Standardin “Hallall” nga Instituti Kosovar për Certifikim Hallall, që është institut i themeluar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu, me këtë rast, e uroi kompaninë për marrjen e certifikatës së Standardit “Hallall” dhe u nda i kënaqur me punën që bëhet në këtë kompani.”Vërtetë ku njeriu ka dëshirë dhe vullnet të bëjë diçka për vendin dhe për shumë familje, atëherë ka mundësi ta bëjë. Unë sot në këtë vend pashë një prodhim jazhtëzakonisht të cilësisë së lartë që ka vësrshuar tregun e Kosovës dhe të botës, i urova shëndet e sukses duke lutur Zotin që t’i realizojë të gjitha qëllimet që ka.Ne edhe në të ardhmen do të vijmë të ju vizitojmë dhe do të kënaqemi me atë që bëhet në vendin tonë. Ne e kemi certifikuar këtë kompani, në produkt të së cilës shënën edhe vula e BIRK-ut dhe kjo flet shumë: produktin e kësaj kompanie mund ta marrin pa asnjë dyshim të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë në tryezat e tyre.”- tha Myftiu Tërnava. Drejtori i kompanisë “AMO”, z. Bujar Morina, nga ana e tij, falenderoi Myftiun Tërnava pr vizitën dhe tha se certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë. “Certifikimi me Standardin ‘Hallall’ për produktet ushqimore do të ketë ndikim pozitiv te kompania, besojmë se do të çojë edhe në rritjen e shitjeve që eksporton në 11 vende të botës. Kompania ka të punësuar 65 punëtorë .Në këtë vazhdë, Myftiu Tërnava qëndroi në Pejë me bashkëpuntorë dhe me përfaqsuesit e KBI-së të Pejës, ku vizitoi edhe kompaninë “Bibita” për prodhimin e lëngjeve dhe fabrikën “Ultracosmetics” për prodhimin e faculetave, uruan kompanitë për licencimin me Standardin Hallall nga Instituti për Certifikim Hallall dhe për bashkëpunimin që ka kjo kompani me BIRK-un, u shprehën se qenka duke u bërë një punë jashtëakonisht e madhe: pruktetet e saj eksportohen në më shumë se 40 vende të botës, duke përfshirë shtetet evropiane, shtetet e Gjirit e deri në Mongolinë e largët, kjo do të jetë bërë me dije dhe vullnet të madh të udhëheqësve të saj dhe kjo punë pa dyshim që promovon më së miri emrin e shtetit tonë në botë. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, z. Granit Gruda, falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për dhënien e Certifikatët Hallall. Z. Gruda u shpreh se Certifikata Hallall u ka mundësuar të eksportojnë në shumë shtete islame, por edhe të tjera, sepse pasi është pasjisur me këtë certificatë, ka pasur kërkesa të mëdha edhe nga vendet evropiane. KHI (Kosova Halal Institute) është institucion i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i themeluar në vitin 2011, i angazhuar për monitorim dhe certifikim të kompanive dhe prodhimeve që përmbushin kriteret sipas standardit Hallall.