Prishtinë, 23 janar 2018

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga stafi i tij dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon ef. Beçuku, vizitoi kryetarin e komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovcin. Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Nga ana e tij, kryetari Lladrovci shprehu falenderime për Myftiun Tërnava dhe konsideratë për rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka luajtur dhe po luan për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe për krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt, duke i vënë theks të veçantë harmonisë dhe tolerancës ndëftetare. Ai po ashtu theksoi se është një bashkëpunim shumë i mirëmes dy institucioneve, sidomos për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Kurse nga ana e tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit si kryetar komune dhe ka falënderuar për bashkëpunimin me BIRK-undhe ngriti nevojën që edhe më tepër të punohet që t’i çojmë përpara proceset.

”Falenderoj kryetarin Lladrovci dhe stafin e tij dhe çmoj bashkëpunimin e tyre me KBI-në nëDrenas, në veçanti në përkrahje të ndërtimit të godinës së KBI-së në Drenas, e cila është njëndërtesë jashtëzakonisht e mirë, me mbi 4000m2, ndërtimi i vrazhdë ka përfunduar dhe tash ka nisur që të përfundohet. Do të krijohen kushte shumë më të mira për punë të KBI-së sesa deri më tani dhe do të forcojë edhe bazën materiale të Këshillit”,- ka thënë myftiu Tërnava

Më pas, ai ka shprehur vendosmërinë me të cilën Kryesia e BIRK-ut është e interesuar tëndërtojë edhe një xhami tjetër për nevoja të xhematit dhe këtë kryetari Lladrovci e cilësoi si kërkesë shumë me vend dhe do ta shqyrtojë mundësinë e ndarjes së një parcele këtu brenda nëDrenas, ngase është nevojë e qytetarëve që të kenë ku ta adhurojnë Allahun, ku të edukohet brezi i ri në aspektin fetar dhe kombëtar.

Ai ka thënë se çdo ardhje në Drenas e ka një domethënie të vecantë, ngase vijmë në një vend ku është derdhur shumë gjak dhe ku kanë rënë shumë dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, lusim Zotin xh.sh. që ata t’i shpërblejë me Xhenetul-Firdevsin.

Më pas, myftiu Tërnava vizitoi selinë e KBI-së në Drenas ku u prit nga kryetari i Këshillit Valon ef.Beçuku dhe stafi i tij, i cili e falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e tij dhe e Kryesisë për realizimin e projekteve në të mirë të xhematit si dhe kryetarin Lladrovci për bashkëpunim konstruktiv. Ai vlerësoi lart kontributin e Myftiut Tërnava për ndërtimin e ndërtesës së KBI-së në Denas dhe tha që shpreson se, me ndërtimin e kësaj ndërtese, të zgjidhet cështja financiare e imamëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…