Begraca shënon ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Për nder të muajit të mevludit më 13.01.2014 nën organizimin e KBI-së së Kaçanikut në xhaminë e fshatit Begracë në prani të xhamtlinjëve e hoxhallarëve e mysafirëve të shumtë u organizua një manifestim solemn për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. me ç’rast ligjëratën e mbajti Dr. Musa Vila, profesor në FSI-në Prishtinë.

Imami i kësaj xhamie Abedin ef. Osmani të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje dhe kishte përgatitur edhe korin e nxënësve të kësaj xhamie, të cilët kënduan disa ilahi e kaside. Menduh ef. Rexha me një ashere nga Kurani bëri hapjen e këtij manifestimi, kurse një fjalë rasti e mbajti kryetari i KBI në Kaçanik, Florim Neziraj dhe premtoi se do të angazhohet, që sa më shpesh të ketë takime dhe tubime me xhematet e xhamive. Ligjërata e dr Musa Vilës mbi jetën e Pejgamberit a.s., duke u fokusuar në mbetjen jetim të tij që në moshën e hershme, zgjoi interesimin e shumë xhamtlinjëve, të cilët thuajse që të gjithë ishin të rinj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hfz. Shaqir ef. Fetahu dekretohet për Reisul Ulema i Maqedonisë së Veriut

Më 26 nëntor, nën organizimin e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Ver…