Prishtinë, 13 janar 2014

Në kuadër të muajit të Mevludit, sot në xhaminë e Madhe në Prishtinë, u përkujtua personaliteti i pejgamberit të fundit, Muhamed Mustafasë, si i dërguar i Zotit, si mësues fetar, si reformator shoqëror, si prind e kryefamiljar  i devotshëm, si burrështetas, mëshirë për botërat, vulë e të gjithë pejgamberëve,  pasqyrë e shëmbëlltyrës së lartë.

 

Masën e gjerë të popullit të mbledhur pas namazit të drekës, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari Bahri ef. Sejdiu, njëherë bashkorganizator i këtij evenimenti, me Kryesinë e BI të Kosovës.

Në këtë ditë të bukur dimri me diell, zemrat e besimtarëve u njomën me fjalët e zgjedhura të Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili me një ligjëratë modeste edhe njëherë iu bëri të qartë prezantuesve dhe jo vetëm, se Allahu xh.sh. bëri detyrim respektin, dashurinë dhe pasimin e sunetit të tij. “…. nuk ka ditë, datë, kohë, kalendar më me vlerë, më domethënës se dita e lindjes së tij. Prandaj dita më e dashur mbi sipërfaqen e tokës, për ummetin e Muhamedit a.s. do të jetë gjithherë dita e lindjes së tij. E si mos të jetë vallë e tillë, kur botën e kishte kapluar errësira, humbja, injoranca e dekadenca, e kishin kapluar veset e liga, në atë kohë kur njeriu e kishte humbur domethënien e të qenurit njeri, deri sa erdhi shpëtimtari i njerëzimit, Muhamedi a.s. ….” u shpreh ndër të tjera Myftiu Tërnava.{gallery}mevludi2014{/gallery}

Më tej, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga mevludi dhe ilahi, të recituara nga veteranët prej imamëve dhe ata të rinjtë. Xhemati u ndanë të kënaqur me programin dhe uruan njëri tjetrin për shënimin e kësaj date historike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …